N'sfond

Title

Artist


Vritet një person me armë zjarri në Banjë të Malishevës

Shkruar nga më 20 Shtator, 2023

Për motive ende të panjohura një person është vrarë me armë zjarri në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) , në fshatin Banjë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për medie zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacionin policor.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti,e të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e ne për motive endvojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj, përcjell /CFM/.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *