Siguri
Për dy javë janë arrestuar 155 persona ndërsa janë konfiskuar 54 armë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja”, të cilin është duke e zbatuar Policia e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura dhe 420 lokale. Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar edhe 6 mijë e 29 pika kontrolli për automjete, […]
Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Mitrovicë Jugore. Në një komunikatë për media bëhet e ditur se me këtë rast do të mbyllet qarkullimi ngjitur me zonën e stërvitjes. Aktiviteti i kërcimit […]
Tri vrasje, të shkaktuara gjatë përleshjeve me armë zjarri, kanë ndodhur brenda pak ditëve të gushtit, në territorin e Kosovës. Këto incidente të armatosura shihen si shqetësuese nga ekspertë të sigurisë, pasi, sipas tyre, siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme. Vrasja e fundit ka ndodhur të enjten, në komunën e Skenderajt, […]
Policia e Kosovës ka pranuar 250 kamera të trupit për policët si donacion nga ShBA-ja. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën te policët. “Këto kamera do të jenë të dobishme për punën e Policisë se Kosovës me qëllim të rritjes se llogaridhënies dhe transparencës së policëve”, […]
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit […]
-
Faqe