“Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” libri i botuar nga Angelina Jolie, Amnesty International dhe Geraldine Van Bueren.
Written by Dea Behrami on 20 Shtator, 2023
Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në bashkëpunim me Amnesty International dhe Geraldine Van Bueren, kanë botuar librin me titull “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”.
Libri përpos në gjuhë tjera si atë angleze, polake e moldavisht është publikuar edhe në gjuhën shqipe.
Postimi plotë i aktorës në rrjetin social Instagram:
“Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”./CFM/