Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show


Veriu i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë urdhrin më të lartë të Republikës  “Heroi i Kosovës”, policit Afrim Bunjaku.  Osmani, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova ka edhe një hero i cili ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovë “Jemi mbledhur në këtë ceremoni për t’ia dhënë […]

Hedhjen e granatës së dorës në veri të Mitrovicës në orët e mesnatës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka ndërlidhur me arrestimin e tre qytetarëve serbë të dyshuar për krime lufte. “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga […]

Nga nesër, e premte, fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25 për qind, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Këtë Policia e Kosovës e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media pas një takimi punues që ka zhvilluar me EULEX-in dhe KFOR-in lidhur me vlerësimin e situatës së sigurisë […]

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve. Ky grup punues […]

Prokuroria Speciale e Kosovës  ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave me inicialet S.J dhe I.S të nacionalitetit serb. Sipas Porkurorisë, S.J dhe I.S. fillimisht kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit, në atë mënyrë që me datën […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dakordimin për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Në një shkrim në Twitter, Kurti ripërsëriti deklarimet për reduktimin e pranisë së Policisë në tri komunat veriore. Kryeministri tha se tani është hapur rrugë për zgjedhjet e parakohshme dhe shtoi se ato po bëhen konform marrëveshjes në […]

Marrëveshja e Bratisllavës, për tërheqjen e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës, ka filluar të zbatohet. Pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë, do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Mitrovicën e Veriut. […]

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar të hënën një takim në Bratisllavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Lajçak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura […]

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se gjatë muajit gusht do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës.  “Në fund të muajit korrik do të kemi sipas të gjitha gjasave veprimet e para të shpalljes së zgjedhjeve në pjesën veriore. Gjatë muajit gusht do të kemi zgjedhje dhe çështjet janë se faktorët ndërkombëtarë […]

“Nuk e di për çfarë po flisni”, “Nuk është e drejtë”, “Është gabim absolut”, “Kjo është qesharake”. Këto janë komentet e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Këto organizata serbe besohet se veprojnë në veri të Kosovës. Qytetarët, […]