Gjilanasi që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit dënohet me 300 euro, i ndalohet edhe vozitja për nëntë muaj
Written by Mentor Hajrizi on 21 Gusht, 2023
Policia e Kosovës në Kamenicë të Gjilanit, ka ndaluar një automjet me targa vendore.
Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.28 promile.
“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muaj”, thuhet në njoftim.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /CFM/