N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni n'radhë


Traffic Report

Planifikuar në

E Hënë 06:30 08:00
E Martë 06:30 08:00
E Mërkurë 06:30 08:00
E Enjte 06:30 08:00
E Premte 06:30 08:00

Raportoni problemet mbi trafikun në Kosovë!

Etiketuar
Emisioni "Traffic Report" pranon dhe transmeton çdo ditë njoftimet tuaja, nga ora 08:00 – 17:30.

Nëse udhëtoni rregullisht nëpër magjistralet e Kosovës, na njoftoni për problemet që i hasni në trafik. Pas disa njoftimeve (zakonisht, 3 ose 5 njoftime), ju mund t’i fitoni 10 EURO mbushje në celularin tuaj.

Njoftimet i bëni vetëm nga celulari juaj, pasi njoftimet regjistrohen në numrin tuaj për ta fituar mbushjen.

Numri për të informuar studion me informata mbi problemet në trafik: 038 600 921.

Problemet mbi trafikun, përfshijnë: bllokimin e rrugëve nga prishja e ndonjë makine, aksidentin, pengesat, kafshët në rrugë, radarin, kontrollet policore, përmbytjen e rrugës nga të reshurat e shiut ose të borës etj.

Kur dërgoni informatat luteni që shkurtimisht ta shkruani se çfarë ka ndodhur, vendin ku ka ndodhur problemi dhe drejtimin. Nëse ka rrugëdalje, p.sh.: dy vetura janë përfshirë në një aksident, Fushë–Kosovë, drejtimi për Pejë, kaloni majtas ose djathtas, ose rruga është e mbyllur.

Mos dërgoni SMS duke vozitur! Ndaloni ose nëse nuk mund të ndaleni na telefononi në 038 600 921.

Emisioni “Traffic Report” pranon dhe transmeton çdo ditë njoftimet tuaja, nga ora 08:00 – 17:30.

Ndihmoni vozitësit e tjerë dhe shpërblehuni nga 92.1 Capital FM!


Lexo tutje