Current track

Title

Artist

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Upcoming show

RITME RINORE

13:30 14:00


97 të arrestuar dhe 37 armë të konfiskuara, brenda një jave

Written by on 15 Gusht, 2023

Policia e Kosovës, është duke vazhduar operacionin “Goditja”, duke shtrirë aktivitetin në zonat urbane, me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.

Sipas Policisë, gjatë një jave (08-14 gusht 2023), janë realizuar 2997 pika kontrolli për automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

Po ashtu, janë kontrolluar 16916 automjete dhe 270 lokale të ndryshme.

Nga operacioni policor, siç bën të ditur PK-ja, janë arrestuar 96 persona – prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 37 armë.

“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, reagimi i organeve të drejtësisë erdhi pasi, për një javë në Kosovë u vranë tre persona me armë zjarri, e që të përfshirë janë persona me të kaluar kriminale.

Sipas statistikave, në rrugë, në kafiteri e në ambiente familjare, që nga 2020 e deri në korrik të 2023-ës u regjistruan gjithsej 70 vrasje, duke mos llogaritur këtu edhe tri vrasjet e tjera që ndodhën në fillim të këtij muaji në Kosovë.

Të shpeshta janë edhe rastet e sekuestrimit të armëve, ku sipas Policisë përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë sekuestruar 556 armë të llojeve të ndryshme dhe mijëra copë municion, përfshirë këtu edhe armë automatike të cilat nuk lejohen që të posedohen nga qytetarët apo civilët./CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *