N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


MASHTI

Ministrja e Arsimit e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, është takuar sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. Sipas saj, kjo Ministri ka pranuar 80,000 aplikime në platformën eKosova, e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Ajo, në diskutim e sipër me drejtorët, kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve. […]

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka quajtur eksperiment të gabuar, vendimin e MASHTI-t që blerja e teksteve shkollore nga ana e prindërve. Në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, Jashraj tha se fatmirësisht ky vit shkollor po fillon pa greva, por me vështirësi shkak i MASHTI-t. “Ky vit po fillon […]

Platformës e-Kosova për subvencionim e teksteve shkollore dhe materialeve shkollore, deri në mëngjesin e së hënës, i janë drejtuar 51 mijë e 200 aplikues. Kjo shifër, është dhënë nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, mësimdhënësit, janë duke u ballafaquar me ankesa nga prindërit mbi procesin. Kështu të paktën tregon Drita Bajrami, mësimdhënëse në fshatin […]

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Ajo ka bërë të ditur se mjetet do të dalin në xhirollogari që nga fillimi i javës së ardhshme. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Nagavci ka thënë se do të […]

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka dhënë detaje për mënyrën sesi librat do të mbërrijnë deri te nxënësit, duke thënë se Ministria ka ndaluar duke pranuar oferta të paarsyeshme. Zëvendësi i Arbërie Nagavcit përmes një postimi në Facebook tha se çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten. Ai ka […]

Me një varg problemesh e sfidash mund të përballet sistemi i arsimit në rast se ministria vendos përfundimisht që tekstet shkollore të blihen nga prindërit, e të rimbursohen nga Qeveria. Kjo, sipas njohësve të arsimit dhe ish-zyrtarëve të ministrisë, krijon hapësirë që nxënësit të mbesin pa libra, si shkak i mundësisë që paratë e librave […]

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka folur për çështjen e teksteve shkollore. Nagavci ka shtuar se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore për vite me radhë ka qenë mjaft sfidues, për shkak të shumë sfidave. Ajo ka deklaruar se procesi i rishikimit të teksteve shkollore ka nisur, me rekomandime të […]

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator. Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24. Sipas saj, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor. “Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, […]