N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

12:00 17:00

Emisioni Tani

12:00 17:00

Emisioni n'radhë

17:00 21:00


Muaj: Gusht 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike. Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike. Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023). “Kjo verë […]

Struga dhe Partizani janë ndalur në fazën play-off të Ligës së Konferencës, duke mos arritur ta bëjnë hapin e fundit drejt ëndrrës së tyre të madhe. Struga humbi në dy ndeshjet ndaj Breidablikut të Islandës, ndërsa Partizani nuk arriti ta eliminojë Astanan e Kazakistanit edhe pse në një moment ishte në baraspeshë. Por të dyja […]

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Komuna e Prishtinës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, kanë filluar me zbatimin e pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit do të kenë mundësi që në kohë rekorde të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së […]

Shqipëria nga sot merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG për herë të dytë, si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore. Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. “Krenari dhe privilegj që […]

Ballkani, edhe pse pësoi humbje nga BATE Borisov me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese të fazës play-off të Ligës së Konferencës, ka kaluar tutje fal fitores në përballjen e parë me rezultat 4-1. M rezultat të përgjithshëm 4-2, Ballkani kalon për herë të dytë radhazi në fazën e gupeve të Ligës së Konferencës, një arritje […]

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo u dallua e veshur me një fustan të kuq prej sateni Moschino dhe dukej e  mahnitshme. Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera./CFM/  

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka publikuar projektin e ri muzikor. “Qa bone” mban titullin kënga, përcjell CFM. Teksti dhe vija melodike e këtij projekti u realizua nga Lum Dakaj me miksim dhe masterizim nga Bigdeal Records./CFM/

Artistët, Capital T, Eaz dhe Rina Balaj, kanë realizuar projektin e tyre të ri. Ata kanë bërë të ditur se kënga e tyre e re “Dirty Move” do të lansohet sot në orën 18:00, përcjell CFM. Ky është dueti i parë i tyre që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku./CFM/

Një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë në zonën e Menidi në Greqi. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja nisi ditën e shtunë, ku shqiptari fillimisht është përplasur verbalisht me një tregtar, i cili e goditi atë me grusht në fytyrë. Dy ditë më vonë shqiptari […]

Zyra Kombëtare e Auditimit, në bazë të hulumtimeve të fundit për punën e Fondit për Sigurime Shëndetësore, identifikoi se nuk ka pasur trajtim të barabartë të pacientëve. Përveç problemeve financiare, ky institucion ka prioritetizuar shpesh pacientët sëmundjet e të cilëve nuk përkojnë me arsyet e themelimit të Fondit. Këto gjetje janë e raportit të auditimit […]