N'sfond

Title

Artist


Begaj: Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga më 21 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvillluar një takim në Nju-Jork me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit,Gabriel Eskobar.

Begaj gjatë këtij takimi ka theksuar se Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor .

” Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, shtoi Begaj, përcjell,/CFM/.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ku po kryeson delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./CapitalFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *