N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë

18:00 19:00


Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për gazetën e njohur zvicërane, “Neue Zurcher Zeitung”, ka theksuar se ideja e Asociacionit u soll në Kosovë nga Serbia. “Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë dhe kërkon që ky asociacion […]

Kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë së QKUK-së, kanë protestuar sot duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të kësaj klinike dhe shefit të Njësisë Koronare.   Aurora Bakalli, udhëheqëse e këshillit organizativ për këtë protestë, ka thënë se për shkak të paaftësisë menaxheriale dhe mos përgjegjësisë profesionale, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit, Lulzim Kamberi, dhe shefit të […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së Petrit Ajeti, është informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit. Po ashtu, në postimin e tij në facebook, ai […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë urdhrin më të lartë të Republikës  “Heroi i Kosovës”, policit Afrim Bunjaku.  Osmani, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova ka edhe një hero i cili ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovë “Jemi mbledhur në këtë ceremoni për t’ia dhënë […]

Sot në mbledhjen përkujtimore në nderim të policit të rënë në detyrë, Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka folur dhe vajza e tij, Arbenita Bunjaku. Ajo ka thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje, babanë, por  se vendin e tij në shtëpi s’mund ta zëvendësojë askush. Heroi im, babai im. […]

Varrimi i policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në veri të vendit, do të bëhet sot (e hënë) në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. “Sot nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, heroit, Afrim Bunjaku i njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin […]

Në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në veri, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të […]

Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 25 vjetorin e rënies, i ka përkujtuar presidentja Vjosa Osmani. Osmani ka theksuar se Fehmi e Xhevë Lladrovci, e përmbyllën bashkërisht rrugëtimin e tyre jetësor e patriotik. “Përkushtimi i tyre i palëkundur për lirinë i bëri që ata të jenë stoikë, të guximshëm e këmbëngulës. Si të tillë u përjetësuan, […]

Hedhjen e granatës së dorës në veri të Mitrovicës në orët e mesnatës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka ndërlidhur me arrestimin e tre qytetarëve serbë të dyshuar për krime lufte. “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike. Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike. Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023). “Kjo verë […]