Current track

Title

Artist

Current show

Current show


Miratohet në lexim të dytë Projektligji për këto kategori

Written by on 10 Korrik, 2023

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, gjë që do të mundësojë njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës deri në vitin 2025.

Krahas projektligjit, deputetët miratuan edhe disa amendamente përmes së cilës i është mundësuar Qeverisë së Kosovës që në bazë të rrethanave të mund të mundësojë vazhdimin edhe për dy vjet të tjera njohjen e statusit për viktimat seksuale gjatë luftës.

Miratimi në lexim të dytë i këtij projektligji erdhi me procedura të përshpejtuara në Kuvend, pasi i njëjti u miratua gjatë ditës në parim. /CFM/

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *