Current track

Title

Artist


Lajçak dhe Bislimi ranë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi

Written by on 10 Korrik, 2023

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar të hënën një takim në Bratisllavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçak.

Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM

on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal.

Që nga fundi i majit, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Që nga ajo kohë, në veri janë shënuar disa incidente me shok-bomba dhe granata dore si dhe më 29 maj në Zveçan protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it. Nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që të ulen tensionet në veri. Kosovës po i kërkohet që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore, ndërkaq Serbisë që të bindë serbët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor./CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *