Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrolle të Rregullta Teknike të Automjeteve në Rrugë.
Shkruar nga Luljeta Krasniqi më 29 Shkurt, 2024
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.
Ai ka thënë se përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.
‘Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion.Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, ka shkruar Aliu, përcjell /Capital FM/.