N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Autor: Dea Behrami

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka paralajmëruar  projektin e ri muzikor. “Trëndafil blu” titullohet kënga e re ,përcjell CFM. Kujtojmë se dueti me Young Zerkën “Lali”  është projekti i fundit i publikuar nga Fifi./CFM/

Artistët e njohur, Bebe Rexha dhe David Guetta, kanë publikuar projektin e ri muzikor. “One in a Million” mban titullin kënga, përcjell CFM. Teksti i këngës u shkrua nga dy artistët./CFM/

Artistët e njohur, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor. Ende nuk dihet data e publikimit të këngës, përcjell CFM. Kujtojmë se artistët kanë një bashkëpunim me titullin “Përjetësi”. /CAPITALFM/

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në bashkëpunim me Amnesty International dhe Geraldine Van Bueren, kanë botuar librin me titull “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”. Libri përpos në gjuhë tjera si atë angleze, polake e moldavisht është publikuar edhe në gjuhën shqipe. Postimi plotë i aktorës në rrjetin social Instagram: “Jam e lumtur që […]

Artisti i njohur, Yll Limani, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor. Ylli ka bashkuar forcat me artistët Sidarta dhe Ramoon, ndërsa publikoi një pjesë të shkurtër të këngës së re. Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtarit është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Kaje”./CFM/      

Artistët e njohur, Dafina Zeqiri, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Xhane, Xhane” mban titullin kënga, përcjell CFM. Teksti i këngës u shkrua nga Dafina, reperi Elinel dhe 3dots./CFM/

Revista Rolling Stone, ka cilësuar si filmin më të mirë të vitit filmin “Past Lives” . Ideja e titullit  të  filmit “Past Lives”  është se njerëzit që krijojnë një lidhje, sado e vogël qoftë, dhe kanë qenë bashkë në të kaluarën, mund ta kenë atë lidhje në të ardhmen. Celine Song është  një emigrante nga […]

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka realizuar një projektin të ri muzikor. “Xhane, xhane” titullohet kënga e re, e cila do të vijë   bashkëpunim dhe do të lansohet më 15 shtator. Kujtojmë se dueti me Elinel, “A mke dashtë” është  projekti i fundit i publikuar nga Dafina./CFM/

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi, ka bërë të ditur lajmin se po bëhet nënë për herë të parë. Ajo ka zgjedhur që përmes një videoje t’a ndaj momentin e lumtur në Instagram. “Në pritje të ëmbël…më e lumtur se kurrë”, ka shkruar Greta në postimin e publikuar./CFM/  

Reperi i njohur, Getinjo, ka publikuar projektin e ri muzikor. “Hala”  mban titullin kënga, përcjell CFM. Për tekstin e këngës është përkujdesur reperi, për muzikën u përkujdes Fisnik Beatz, ndërsa puna për videoklipin iu besua Dimitri Rossi./CFM/