N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Arrestohet personi që qëlloi me telefon në fytyrë yllin e famshëm, Bebe Rexha

Shkruar nga më 19 Qershor, 2023

Personi që dyshohet ta ketë qëlluar me telefon në fytyrë këngëtaren e njohur me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, është arrestuar tashmë.

Këngëtarja ishte qëlluar me telefon teksa po këndonte në “The Rooftop at Pier 17”, në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Sulmi ndaj saj ndodhi në çastin kur 33-vjeçarja po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

I dyshuari, raportohet, se u pa duke biseduar me sigurimin e më pas që po largohej nga turma.

Në ato çaste fansat po bërtisnin dhe atij i ishin drejtuar se kishte sulmuar yllin e famshëm të muzikës.

Pamjet e paraqitura nga ky rast janë bërë virale.

Disa fotografi ku shihet syri i mavijosur i këngëtares së njohur, i kishte shpalosur vetë ajo. Me to, donte të dëshmonte për sulmin nga i dyshuari./Capital FM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *