N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:58 24:00

Emisioni Tani

23:58 24:00

Emisioni n'radhë

23:58 24:00


Ka dy oferta shumë të rëndësishme, a po i pranon Mirlind Daku?

Shkruar nga më 30 Qershor, 2023

Mirlind Daku ka pak gjasa që të qëndrojë tek Osijek pas sezonës shumë të mirë të tij si huazim te Mura.

Njëri nga katër klubet gjigante të Turqisë, Trabzonspor është aktivizuar për Dakun, shkruajnë mediat turke.

Nenad Bjelica, trajneri i ri i klubit, ka punuar më parë me Dakun, pikërisht në Osijek. Lojtari ka kontratë me klubin kroat edhe një vit dhe për të kërkohen 1 milion euro.

Në anën tjetër edhe Rapid Bukuresht interesohet për Dakun dhe tashmë sipas mediave rumune, ka bërë ofertë.

Rapid po kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm, me të cilin synon ta fitojë Kupën e Rumanisë dhe një vend në treshen e parë të Superligës, që garanton garat ndërkombëtare.

Sipas mediumit të njohur rumun, GSP.RO, Rapid ka bërë ofertë prej një milion euro te Osijeku dhe tani presin përgjigje.

Ky është çmimi që kërkohet për lojtari dhe kroatët mund ta lirojnë nëse Trabzonspor nuk reagon më parë. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *