Për thirrjet “Kosova është Serbi”, UEFA pritet ta dënojë Rumaninë
Shkruar nga Luljeta Krasniqi më 14 Shtator, 2023
Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet kundër Rumanisë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Kosovës që u zhvillua në Bukuresht.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në stadiumin “Arena Nationale” ishte shfaqur pankarta nga tifozët rumunë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, gjërsa bënë edhe brohoritje “Serbia, Serbia”, duke e fyer me këtë rast përfaqësuesen e Kosovës, raporton CFM.
Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi gjyqtari francez Ëilly Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andreë Shaë, paraqitën raportin, shkruan mediumi i njohur rumun “GSP”.
Sipas burimeve të këtij mediumi në hetim do të analizohen akuzat për: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”, mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme), sjellje raciste, ndezja e fishekzjarrëve, hedhja e objekteve në fushë, bllokimi i zonave të aksesit publik.
Kujtojmë se loja mes Rumanisë dhe Kosovës ishte ndërprerë për rreth një orë, ndërsa Rumania fitoi me rezultat 2:0 ndaj Kosovës.