Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show

RITME RINORE

13:30 14:00


Eksperti i sigurisë: Në muajin gusht do të mbahen zgjedhjet në veri

Written by on 30 Qershor, 2023

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se gjatë muajit gusht do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës. 

“Në fund të muajit korrik do të kemi sipas të gjitha gjasave veprimet e para të shpalljes së zgjedhjeve në pjesën veriore. Gjatë muajit gusht do të kemi zgjedhje dhe çështjet janë se faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që komiteti serb të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe sipas të gjitha gjasave ne jemi drejt një finalizimi të marrëveshjes përfundimtarë që duhet të arrihet më së largu deri në tetor të 2023-ës”, tha Shala për njërin nga mediumet tona.

Shala tha se nëse tërhiqet Njësia Speciale e Policisë nga pjesa veriore, është problem të rikthehet dhe të garantojnë rend dhe siguri.

“Në rast se tërhiqet Njësia Speciale Operative e Republikës së Kosovës nga pjesa veriore, me përgjegjësi të plotë e them që është problem rikthimi i saj në atë pjesë dhe garantimi i rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Ai shtoi se rikthimin e kësaj njësie do ta pengonin grupet të cilat janë të strukturuara në pjesën veriore që 23 vjet. /CFM/

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *