Nisin procedurat për largimin e kryetarëve në veri
Shkruar nga Mentor Hajrizi më 1 Gusht, 2023
Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.
Ky grup punues mbështetet nga Kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.