Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku
Written by Luljeta Krasniqi on 25 Shtator, 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë urdhrin më të lartë të Republikës “Heroi i Kosovës”, policit Afrim Bunjaku.
Osmani, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova ka edhe një hero i cili ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovë
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit tonë Afrim Bunjaku, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë, ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovë“, deklaroi presidentja.
Kujtojmë se të dielën e 25 shtatorit, rreth orës 3 të mëngjesit, u vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur në Banjskë të Zveçanit, përcjell,/CFM/.