Kjo vjen pas marrëveshjes të së martës në Bratisllavë ku në pikën e parë të saj thuhet se Kosova zotohet që do ta fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masë 25%. /CFM/
25% e zyrtarëve policorë tërhiqen nga ndërtesat komunale në veri
Written by Mentor Hajrizi on 12 Korrik, 2023
Marrëveshja e Bratisllavës, për tërheqjen e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës, ka filluar të zbatohet.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Mitrovicën e Veriut.
”Pas pranimit të vendimit të qeverisë i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeveris së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani.