Kryeministri Shqiptar Edi Rama sulmon gazetaren
Shkruar nga Arton Berisha më 19 Mars, 2024
Nje incident i pazakonshem ne botën demokratike evropiane ka ndodhur me sulmin e nje gazetareje nga kryeministri Edi Rama. Ky akt i shëmtuar ishte filmuar, dhe shihet ngritja e dorës nga Kryeministri Rama i cili e shtyn koken e gazetares Ambrozia Meta nga fytyra e saj. Video është publikuar nga gazetari Bledian Koka.
Quditërisht Unioni i Gazetarëve e cilsoi këtë akt si prekje fizike edhe jo sulëm duke e zbutur kështu veprimin e qartë të sulmit fizik me goditje edhe shtyrje.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024. Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.
Nuk ka informacione nësë Policia apo prokuroria është duke e hetuar rastin për vepren penale të sulmit fizik apo nësë gazetarja Meta ka ushtruar kallxim penal.