N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

92.1 Capital FM

00:00 07:30

Emisioni Tani

92.1 Capital FM

00:00 07:30

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Analisti ushtarak: Sulmet në kryeqytetin rus po dërgojnë një mesazh të fuqishëm

Shkruar nga më 18 Gusht, 2023

Sulmet ndaj Moskës nuk po arrijnë shumë taktikisht, por po “dërgojnë një mesazh të fuqishëm”, thotë analisti ushtarak Sean Bell.

Ai ka thënë se miliona njerëz në kryeqytetin rus do të jenë “gjithnjë e më shumë të shqetësuar” për sulmet e përsëritura me dron, të cilat nga ana e tyre “do të ngrenë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Putinit për të mbrojtur popullsinë”.

“Njerëzit do të zemërohen gjithnjë e më shumë”, shpjegon ai.

Ndryshe, një sulm i fundit ukrainas me dron ka goditur një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën e biznesit të qytetit, thanë zyrtarët rusë.

Një dëshmitar që ishte në zonë tha për mediet e huaja se ishte “një shpërthim i fuqishëm”.

Sipas agjencisë ruse të medias shtetërore TASS – si rezultat, është mbyllur hapësira ajrore e Moskës. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *