N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni n'radhë

RITME RINORE

13:30 14:00


Kosova Voton: Problemet me regjistrim nga Diaspora

Shkruar nga më 3 Dhjetor, 2025

Regjistrimi për të votuar nga jashtë përmes postës, apo edhe fizikisht në një përfaqësi më të afërt diplomatike të Republikës së Kosovës nga sipërfaqja mund të duket e thjeshtë edhe e lehtë. Mirëpo, disa qytetar nga diaspora kanë treguar për probleme me të dhënat sikurse numrin e telefonit, ndryshimi i komunës nga kanë votuar më parë pa dijen e tyre, numrat e telefonit, refuzimi i regjistrimit për dëshminë e adresës, dhe ankesa të tjera.

Në një rast që ne e kemi verifikuar shihet se numri i telefonit (pra numri fiks) mund të përdorët vetëm një herë nga njëri familjar, kurse familjarit tjetër i pamundësohet vetëm nëse e gjen një numër tjetër të telefonit. Pra, këtu KQZ ka tentuar që të pamundësoj keqpërdorimin, por ka pamundësuar arbitrarisht shfrytëzimin e numrit shtëpiak apo fiks në mënyrë legjitime nga anëtarët e tjerë familjar që jetojnë në një shtëpi apo adresë dhe nuk kanë numër tjetër kontaktues.

Ne kemi kontaktuar KQZ lidhur me këto raste, dhe deri në publikimin e shkrimit tonë nuk kemi marr përgjigje lidhur me arsyeshmërinë e tyre. Në faqen e KQZ, shihet një rresht që deklaron se “Aplikimi është individual dhe bëhet përmes E-mail adresës dhe numrit të telefonit personal”, dhe sipas tyre si duket e përkufizon qështjen e telefonit, gjë që telefoni nuk është individual por ndoshta kanë menduar se numri celular është personal edhe se me logjiken që vetëm ata që kanë numra individual mund të votojnë.

Ankesa të tjera ka me stërzgjatjen e miratimit të regjistrimit, ku disa tentojnë të regjistrohen prapë duke menduar se aplikacioni i tyre nuk ka arritur në zyret e personelit të angazhuar nga KQZ për të verifikuar aplikacionet e tyre.

Magjithë mangësitë, regjistrimi është i hapur edhe po vazhdon deri më 6 dhjetor në faqen elektronike diaspora.kqz-ks.org


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *