N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Një qytet i tërë evakuohet në Kanada, ekipet e zjarrfikësve po luftonin për ta mbajtur nën kontroll një zjarr të madh

Shkruar nga më 18 Gusht, 2023

I gjithë kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë u evakuua të enjten, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 20,000 njerëz në Yellowknife u urdhëruan të largoheshin pasi flakët u afruan më pranë qytetit verior kanadez.

Dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri mund të arrijë në periferi deri të shtunën nëse nuk ka shi.

Ndryshe, këtë verë, zjarret në Kanada kanë djegur miliona hektarë dhe kanë shkaktuar ndotje të ajrit që depërtoi në SHBA dhe, në disa raste, arriti edhe në Evropë.

Zjarret e mëdha janë të zakonshme në provincat perëndimore të Kanadasë, por këtë vit provincat lindore të Nova Scotia, Quebec dhe pjesë të Ontarios kanë parë gjithashtu flakë jashtë kontrollit.

Këtë javë, fokusi u kthye në perëndim, pasi zjarret dogjën rreth 16 km në veriperëndim të Yellowknife, kryeqyteti i territoreve të gjera, me popullsi të rrallë. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *