KM Kanadez jep dorëheqje
Shkruar nga Arton Berisha më 6 Janar, 2025
Pas thirrjeve të shumëta edhe paknaqësive në partinë Liberale, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau jep dorëhqeje nga udhëheqja e partisë, dhe duke i kërkuar guvernatorit të përgjithëshëm pezullimin e parlamentit deri më 24 Mars apo si njihet ndryshe në Kanada prorogim i parlamentit duke i lejuar atijë të Qeverisë edhe duke i ikur shkarkimit përmes votëbesimit nga parlemnti.
Thirrjet në dorëheqjen e KM Trudeau u intensifikuan pas dorëheqjes së Ministres Freeland, që ai e kishte ulur në pozitë nga Ministria e Financave në një Ministre pa protofol në një freskim të kabinetit qeveritar. Thirrjet për dorëheqje erdhën edhe nga partia e tijë Liberale.
KM Trudeau dorëheqjen e bëri publike në mëngjesin e së Hënës.
Pezullimi i parlamentit është përdorur nga kryeministra të tjerë Kanadez për ti ikur shkarkimit nga parlamenti, dhe për të fuqizuar partinë në pushtet kur kishte probleme politike edhe zgjedhje të brendëshme në parti, duke i mundësuar partisë zgjedhjen e liderit, forcimin edhe përgaditjen ndaj partive tjera opozitare që kërkojnë zgjedhje. Pezullimi i parlamentit nuk nënkupton shpërbërjen e parlamentit apo shkuarjen në zgjedhje, por efektivisht e pauzon punën e parlamentit duke ia pamundësuar parlamentit shkarkimin e qeverisë gjatë pezullimit.