Abdixhiku në takimin me shefin e BE-së prezanton planin me shtatë pika për tejkalimin e situatës
Shkruar nga Mentor Hajrizi më 25 Korrik, 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.
Në njoftimin për media thuhet se Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.
Kryetari Abdixhiku pret në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mesKosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.
Ndërkaq, për takimin me Abdixhikun ka shkruar edhe shefi i BE-së në Kosovë, Szunyog.
Ai shkruan se me kryetarin e LDK-së kanë shkëmbyer mendimet lidhur me zhvillimet e fundit politike.
“Sot në mëngjes me z.LumirAbdixhiku kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri. Për të adresuar sfidat aktuale nevojitet angazhim konstruktiv dhe konsensus politik nga të gjithë”, shkruan shefi i BE-së në Kosovë.
This morning with Mr @LumirAbdixhiku of @LDKzyrtare we exchanged views on latest political developments, recent events in the Assembly and the situation in the north. Constructive engagement and political consensus from all is needed to address the current challenges.
/CFM/