N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Scamacca për Romën: Zemra nuk mund të kontrollohet

Shkruar nga më 25 Korrik, 2023

Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Romës për repartin e sulmit.

Giallorosët duan ta rikthejnë në shtëpi sulmuesin italian, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e West Hamit në Angli.

Përkundër se ka një marrëveshje mes Romës dhe lojtarit, klubi italian vazhdon bisedimet me West Hamin për të gjetur një marrëveshje ku Roma e kërkon si huazim me mundësi blerje, derisa londinezët duan ta shtojnë opsionin detyrim blerje.

Sulmuesi italian ka dhënë një intervistë duke folur për largimin nga Roma në moshë të re, por edhe ndryshimin e ngjyrave ku nga akademia e Lazios iu bashkua Giallorosëve.

“Ndryshimi nga Lazio te Roma ishte i domosdoshëm. Në fund të fundit zemra nuk mund të kontrollohet pasi unë jam një tifoz i Romës. E shija gjatë gjithë kohës Tottin pasi është një idhull për mua”, ka deklaruar Scamacca.

Në mediat italiane po cilësohet si një sinjal dashurie i dërguar nga Scamacca në drejtim të Romës për të përshpejtuar për transferimin e tij.

Gjithsesi kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit italian. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *