Tahiri: Kemi synim ta rrëzojmë Qeverinë, por pa Listën serbe
Written by Mentor Hajrizi on 25 Korrik, 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.
Sipas tij, seancat e radh duhet të kenë synim rrëzimin e Qeverisë, duke konfirmuar se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.
“Nga mbledhja e kryesisë është përcaktuar që kjo javë të jetë java e fundit e kësaj pjese të vitit. Për AAK-në është tepër me rëndësi që ligjet që janë jetike për Kosovën e që lidhen me pagën në sektorin privat dhe me luftimin e varfërisë dhe forcimin e ekonomisë dhe nga një rrezik i ardhshëm që po na vjen, si migrimi i të rinjve. Kjo periudhë nuk duhet përsëritur… Kjo qeveri po karakterizohet si qeverisja më e dobët e pas luftës”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu tha se si GP nuk do të bëjnë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj.
“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim në seancën që do të rinisë në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit. Nuk do ta bëjmë rrëzimin e Qeverisë me Listës serbe”, tha Tahiri. /CFM/