Koncerti i bashkon!
Shkruar nga Mentor Hajrizi më 30 Qershor, 2023
Koncerti i Rame Lahajt në Ulqin, ishte shkas që të bëhen bashkë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ai Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajmin e ka bërë të ditur Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook.
Sipas Shahinit, në koncetrt ishin të pranishëm edhe shumë ministra, deputet e kryetarë të komunave nga tri shtetet.
“AKB gjithmonë bashkë për të mirën e ekonomisë dhe kulturës Kombëtare. Komuna e Ulqinit shembull për të mirën e kulturës shqiptare”, ka shkruar Shahini. /CFM/