N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:58 24:00

Emisioni Tani

23:58 24:00

Emisioni n'radhë

23:58 24:00


Të tjerët protestojnë, ai shijon qetësisht një sanduiç mu në mes të rrugës

Shkruar nga më 30 Qershor, 2023

Një video e bërë virale në internet duket se tregon një burrë në Francë i cili shijon një sanduiç në mes të një rruge, në mes të kaosit të protestuesve dhe policisë në Nanterre të Francës.

Videoja e postuar nga “RapleakTwsh” në Twitter ka marrë mbi 1.5 milionë shikime.

“Ai me të vërtetë nuk ka asnjë problem në jetën e tij #Nanterre”, shkruhej në mbishkrim.

Në Francë ka pasur protesta të dhunshme për tri ditë radhazi për shkak të vdekjes së 17-vjeçarit algjerian i cili u qëllua nga policia franceze gjatë një ndalimi trafiku.

Qeveria franceze ka mobilizuar 45 mijë oficerë policie të premten në mbrëmje për t’i menaxhuar protestat. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *