N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Raheem Sterling përdoret si një faktor negociatash

Shkruar nga më 26 Qershor, 2023

Manchester United po përdor Raheem Sterling si një faktor në negociatat me Chelsean për Mason Mount.

United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin anglez dhe po refuzon të shkojë më lart.

Nga ana e tyre, Chelsea po kërkon 70 milionë euro për t’i ndarë rrugët me Mount dhe ka propozuar një marrëveshje prej 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse.

Por, United, duke e ditur se Mount dëshiron të bashkohet me ta, po refuzon të lëvizë.

BBC Sport raporton se United ka ngritur vlerën e Raheem Sterling verën e kaluar kur mësuan se Chelsea ishte afër transferimit të tij.

Blutë i paguan Manchester Cityt 55 milionë euro për Sterlingun, i cili kishte një vit për të përfunduar marrëveshjen e tij.

Ashtu si Sterling, Mount gjithashtu ka një vit në kontratën e tij me Blutë. /CFM/

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *