N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

17:00 21:00

Emisioni Tani

17:00 21:00

Emisioni n'radhë

23:58 24:00


Muaj: Qershor 2023

Faqe: 2

Artistët e njohur, Ylli Limani dhe Dafina Zeqiri,kanë publikuar projektin e tyre të ri. “Kaje”mban titullin bashkëpunimi i tyre, përcjell CFM. Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga vetë Ylli, ndërsa producent është Fatjon Miftari./CFM/    

Artistët e njohur, Melinda Ademi dhe Skerdi, kanë publikuar projektin e tyre të ri. “Mafioza” mban titullin bashkëpunimi i tyre, përcjell CFM. Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët me producim nga Big Bang (Red Box Entertainment)./CFM/  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm […]

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearn, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Kearns ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv. Teksa […]

Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën në Zllatar të Prishtinës, si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. Sot rreth orës 18:00, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri  në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së […]

Manchester United po përdor Raheem Sterling si një faktor në negociatat me Chelsean për Mason Mount. United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin anglez dhe po refuzon të shkojë më lart. Nga ana e tyre, Chelsea po kërkon 70 milionë euro për t’i ndarë rrugët me Mount dhe ka propozuar një […]

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV), ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që therjen e kurbaneve ta bëjnë vetëm në thertoret e licencuara (të aprovuara). Ndaj qytetarëve të besimit islam që nuk respektojnë urdhëresën, sipas AUV-it, do të merren masa ndëshkimore. Kjo është urdhëresa e plotë e AUV-it: Mos therni kurban jashtë […]

Kreu i grupit mercenar rus Wagner po hetohet për nxitje të rebelimit pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij. Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua të “marshojë për drejtësi”, transmeton Telegrafi, përcjell CFM. Autoritetet kanë mohuar grevën dhe kanë […]

Sot rreth orës 21:30, te “Kafet e Vogla” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e një përleshjeje fizike, një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me të në drejtim të një viktime. Burime të portaleve shqipe pohojnë se viktima në fjalë është Meriton Pajaziti, ndërsa i dyshuari që gjuajti në drejtim […]

Një person është plagosur, pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Borovci ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor. Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në […]