N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

07:00 08:30

Emisioni Tani

07:00 08:30

Emisioni n'radhë

12:00 17:00


Deputetja britanike: Kosova ia vlen të mbrohet

Shkruar nga më 26 Qershor, 2023

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearn, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Kearns ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv.

Teksa ka theksuar se “Kosova ia vlen të mbrohet”.

Gjatë takimit Kearns ka thënë se ka diskutuar edhe për përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi.

Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Me deputeten Kearns, kryeministri Kurti diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe. Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës.

/CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *