Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show


Sekretari Amerikan i Shtetit telefonon Kurtin, ja për çka biseduan!

Written by on 26 Qershor, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës.

Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Tutje, theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e të municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte.

“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë. /CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *