N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Shkruar nga më 23 Qershor, 2023

Një person është plagosur, pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor.

Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në konfirmim.

/CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *