Current track

Title

Artist


Ky është personi që u plagos te “Kafet e Vogla”

Written by on 23 Qershor, 2023

Sot rreth orës 21:30, te “Kafet e Vogla” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e një përleshjeje fizike, një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me të në drejtim të një viktime.

Burime të portaleve shqipe pohojnë se viktima në fjalë është Meriton Pajaziti, ndërsa i dyshuari që gjuajti në drejtim të tij është Trim Krasniqi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është gjetur edhe një armë zjarri në vend të ngjarjes, teksa po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të hetuar rastin.

Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

/CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *