N'sfond

Title

Artist


Kardiologët në protestë, kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Njësisë Koronare

Shkruar nga më 29 Shtator, 2023

Kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë së QKUK-së, kanë protestuar sot duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të kësaj klinike dhe shefit të Njësisë Koronare.

 

Aurora Bakalli, udhëheqëse e këshillit organizativ për këtë protestë, ka thënë se për shkak të paaftësisë menaxheriale dhe mos përgjegjësisë profesionale, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit, Lulzim Kamberi, dhe shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti, ngase sipas tyre, ky i fundit ka shkaktuar dhunë fizike ndaj doktorit Fisnik Veliu.

 

Kërkojmë shkarkimin e drejtorit Lulzim Kamberi dhe atë për disa arsye, e para për shkak të përkrahjes të parezerva ndaj shkaktarit të dhunës në këtë klinikë, për shkak të paaftësive të tij menaxheriale, për shkak të diskriminimit që e bënë ndërmjet punëtorëve, qoftë në baza gjinore, profesionale por edhe edukative, për shkak të nxitjes së konflikteve ndërkolegiale, të rolit tejet përçarës që luan në kolektiv, të kurdisjes se konkursit të shefave të njësive për çka është bërë edhe ankesë. Për shkak të ikjes së vazhdueshme nga përgjegjësia profesionale, mungesës së transparencës për shumë gjëra duke përfshirë edhe listën e gjatë të pritjes së pacientëve…Gjithashtu kërkojmë që të shkarkohet shefi i Njësisë Koronare, dr Artan Ahmeti i cili para se të merrte vendimin për këtë pozitë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut tonë doktor Fisnik Veliu”, potencoi Bakalli, përcjell,/CFM/.

 

Ajo, po ashtu, njoftoi se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të futën edhe në grevë.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *