N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


ARKEP:Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorë pa kosto shtesë

Shkruar nga më 6 Shkurt, 2024

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pëmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi rregullorja e cila ua mundëson konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë pa kosto shtesë, për shkak të ndryshimit të njëanshëm të kushteve kontraktuale.

Postimi i plotë nga ARKEP:

Lidhur me ankesat e parashtruara nga qytetarët për:

• Ndryshimet në përmbajtjen e kanaleve televizive nga operatorët e shpërndarjes
• Kushtet për shkëputjen e kontratave për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike

Përmes kësaj komunikate njoftojmë opinionin se ARKEP është organ kompetent për rregullimin e sektorit të komunikimeve elektronike dhe postare. Neni 4, paragrafi 1.32 i Ligjit për Komunikime Elektronike përcakton që:

Shërbim i komunikimeve elektronike – shërbimi që zakonisht ofrohet me pagesë, i cili përftohet, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike, që përfshin shërbimet e telekomunikacioneve dhe shërbimet e transmetimit në rrjetet e përdorura për transmetime radio-televizive dhe në rrjetet e televizionit kabllor, por duke përjashtuar shërbimet, të cilat ofrojnë përmbajtje nëpërmjet rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, ose që ushtrojnë kontroll redaksional ndaj përmbajtjes së ofruar për transmetimin, duke përdorur rrjetet ose shërbimet e komunikimeve elektronike. Ai nuk përfshin shërbimet e shoqërisë së informacionit, të cilat nuk përbëhen, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve në rrjetet e komunikimeve elektronike.”

Ligji Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), neni 3 përcakton që: KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Prandaj, bazuar në dispozitat ligjore të lartcekura, ARKEP nuk është kompetent për përmbajtjen e transmetuar nëpërmjet kanaleve televizive dhe ndryshimet e bëra në platformën e operatorëve.

Në këtë drejtim edhe informatat e qarkulluara së fundmi lidhur me ndryshimin e kanaleve të operatorëve Kujtesa dhe ArtMotion, duhet të trajtohen në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që kanë institucionet tona, si organe të pavarura kushtetuese.

Për më tepër, ARKEP ju njofton se operatorët e lartëcekur, përveç që posedojnë autorizimin për ofrimin e rrjetit dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, të lëshuar nga ARKEP, të njëjtit posedojnë licencë për transmetim të lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe si rrjedhojë edhe kontratat me konsumatorët për ofrimin e shërbimeve të Televizionit Digjital Kabllor udhëhiqen bazuar në Rregulloret e miratuara nga KPM (shih kushtet e veçanta të abonimit në shërbimet e ofruara nga Kujtesa dhe Artmotion).

Sidoqoftë, duke pasur parasyshë kompetencat e ARKEP në këtë çështje dhe me qëllim të adresimit sa më të shpejtë të saj, para disa ditësh është realizuar takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Institucion ky përgjegjës për shërbimet audio-vizuele, ku ndër temat e diskutuara ka qenë edhe kontratat e konsumatorëve me ofruesit e shërbimeve televizive.

Në fund, për informimin e juaj, ju njoftojmë se ARKEP ka përgatitur Rregulloren e re për Kontratat, Transparencën, publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundor të shërbimeve të komunikimeve elektronike, e cila ka kaluar procedurën e konsultimit publik dhe pritet të miratohet së shpejti. ARKEP përmes kësaj Rregullore ka dhënë një propozim konkret edhe për kontratat e kombinuara dhe lidhur me këtë jemi në proces të koordinimit me KPM në aspekt të harmonizimit të akteve/rregulloreve të dy Autoriteteve, duke u mbështetur në kompetencat dhe përgjegjësitë përkatëse.

Bazuar në atë që u tha më lart, ARKEP njofton opinionin se të gjitha ankesat që kanë të bëjnë me çështjen e transmetimit të kanaleve televizive të drejtohen tek KPM, si organ përgjegjës për licencimin dhe monitorimin e përmbajtjes së transmetuar, kurse ankesat që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, mobile dhe qasjes në internet të drejtohen në ARKEP.

ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike, në vazhdimësi ka qenë i angazhuar në krijimin e kushteve për rritjen e kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *



Vazhdo leximin