Zelensky: Kemi informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë në Ballkan
Written by Luljeta Krasniqi on 16 Nëntor, 2023
Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka informata se Rusia është duke tentuar të nxisë një luftë të re në Ballkan.
Zelensky, po ashtu, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe Ballkanit pasi që Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
“Më besoni, kemi informata. Rusia ka një plan afatgjatë. Së pari ishte Lindja e Mesme dhe Ballkani do të jetë shpërqendrimi i dytë. Nëse partnerët tanë nuk bëjnë asgjë tani, atje përsëri do të ndodhë një shpërthim, dhe përsëri ky nuk do të jetë një tregim i ri. Marrëdhëniet e vendeve ballkanike janë në krizë që një kohë të gjatë prandaj Rusia do të investojë në shtytjen e njërit shtet ballkanik që të nisë luftë me tjetrin”, tha Zelensky para gazetarëve afrikanë, përcjell /CAPITAL FM/.