N'sfond

Title

Artist


Autor: Mentor Hajrizi

Faqe: 20

Të premten u publikua videoklipi më i ri i këngëtarit të shumëkërkuar, Kushtrim Dobra.  “Katile”, shkruan Capital FM, është projekti më i ri dashuror i këngëtarit, i realizuar në mënyrë mjaft profesionale dhe në ambiente me pamje mbresëlënëse. Kënga, raporton radioja, menjëherë u pëlqye nga ndjekësit dhe po shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale, madje […]

Sulmi ndaj gazetarëve në veri të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Gazetarja Dorentina Thaqi dhe disa kameramanë janë të sulmuarit e radhës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmet e ekstremistëve serbë dhe kërkon që ata të dalin para drejtësisë. Ky është reagimi i plotë i AGK-së: Gazetarja e RTV […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur emrin e të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Sipas tij, ekstremisti serb Nemanja Vllaskovic është ai që do të merret në pyetje si i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive […]

Sportistët nga Rumania janë të gatshëm për ndeshjen e tretë të Grupit I që do ta zhvillojnë me sportistët nikoqirë të Kosovës, në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. Kosova e Alain Giresse pritet të luajë me formacion “4-3-3”, ashtu […]

Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, të premten tha se përshkallëzimi po krijon kushte të vështira jo veç për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin. Kryetarët e rinj shqiptarë në veri, sipas të dërguarit amerikan, punët duhet t’i kryejnë në lokacione alternative, ndërkaq Polica e Kosovës duhet të tërhiqet nga ndërtesat komunale. […]

Gjatë një takimi pune mes Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe presidentes Vjosa Osmani,  është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në veri dhe mbi hapat që pritet të ndërmerren në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj ushtarëve të KFOR-it, por edhe vlerësoi lart bashkëpunimin me Gjermaninë. Sipas saj, […]

Ka ndërruar jetë sot njëra nga mësueset më të dashura e më të dalluara të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, mësuesja Trëndelina Berisha. Shkuarja në amshim e mësuese Trëndelinës tronditi thellë familjen, kolegët e shkollës, nxënësit dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Në njoftimin mortor të menaxhmentit të shkollës, mes të tjerash, për […]

Ka vdekur minatori Bedri Ibishi. Për vdekjen e të ndjerit njoftimin e dha Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila edhe i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë, minatorit Bedri Ibishi. Ngushëllime familjes Ibishi, bashkëpunëtorëve dhe të […]

Në Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë, është përuruar botimi i ri “Abetare Mbarëkombëtare”. Abetarja e re e Shtëpisë botuese A L B A S, një libër fizik e digjital, ofron të mësuarit interaktiv nëpërmes materialeve multimediale. Botimi i kësaj abetareje përbën një ngjarje të shënuar tashmë, pasi në këtë projekt të përbashkët e […]

Është shënuar sot 50-vjetori i themelimit të Grupit Revolucionar të Kosovës. Me këtë rast, në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë u mbajt edhe një simpozium shkencor, me temën: “Rëndësia politike dhe historike e themelimit të Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK) për çështjen e pazgjidhur shqiptare”. Simpoziumin e hapi kryesuesi i Grupit Revolucionar të Kosovës, Mehmet […]