Current track

Title

Artist

Current show

Current show


Refuzimi i partneritetit me SHBA-në sjell pasoja

Written by on 16 Qershor, 2023

Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, të premten tha se përshkallëzimi po krijon kushte të vështira jo veç për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin.

Kryetarët e rinj shqiptarë në veri, sipas të dërguarit amerikan, punët duhet t’i kryejnë në lokacione alternative, ndërkaq Polica e Kosovës duhet të tërhiqet nga ndërtesat komunale. Kjo do të bënte që protestuesit të largohen nga rruga dhe dhuna që po e ushtrojnë ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja.

Sipas tij asnjëherë nuk është përmendur fjala sanksion, por vetëm pasojë. /Radio 92.1 Capital FM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *