Ky është formacioni i mundshëm i përfaqësueses së Rumanisë në ndeshjen ndaj Kosovës
Written by Mentor Hajrizi on 16 Qershor, 2023
Sportistët nga Rumania janë të gatshëm për ndeshjen e tretë të Grupit I që do ta zhvillojnë me sportistët nikoqirë të Kosovës, në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Kosova e Alain Giresse pritet të luajë me formacion “4-3-3”, ashtu po me të njëjtin rreshtim që pritet ta zgjedhë edhe Rumania e Edward lordanescu.
Përfaqësuesja e Rumanisë me formacionin e saj synon të fitojë për të tretën herë me radhë nga tri ndeshjet e zhvilluara. Nga ana tjetër, dardanët po e presin me plot entuziazëm ekipin përfaqësues rumun në përballje.
Mungesat e lojtarëve në të dyja përfaqësueset janë evidente, mirëpo mund të bëjnë ndryshime me lojtarët që janë më në formë. Formacioni më i mundshëm i Rumanisë është ky, me këtë përbërje: Tarnovanu; Ratiu, Dragusin, Burca, Camora; Stanciu, Baluta, Morutan; Man, Alibec, Coman. /Radio 92.1 Capital FM/