Autor: Luljeta Krasniqi
Faqe: 2
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë urdhrin më të lartë të Republikës “Heroi i Kosovës”, policit Afrim Bunjaku. Osmani, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova ka edhe një hero i cili ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovë “Jemi mbledhur në këtë ceremoni për t’ia dhënë […]
Sot në mbledhjen përkujtimore në nderim të policit të rënë në detyrë, Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka folur dhe vajza e tij, Arbenita Bunjaku. Ajo ka thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje, babanë, por se vendin e tij në shtëpi s’mund ta zëvendësojë askush. Heroi im, babai im. […]
Varrimi i policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në veri të vendit, do të bëhet sot (e hënë) në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. “Sot nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, heroit, Afrim Bunjaku i njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin […]
Në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në veri, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të […]
Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 25 vjetorin e rënies, i ka përkujtuar presidentja Vjosa Osmani. Osmani ka theksuar se Fehmi e Xhevë Lladrovci, e përmbyllën bashkërisht rrugëtimin e tyre jetësor e patriotik. “Përkushtimi i tyre i palëkundur për lirinë i bëri që ata të jenë stoikë, të guximshëm e këmbëngulës. Si të tillë u përjetësuan, […]
Hedhjen e granatës së dorës në veri të Mitrovicës në orët e mesnatës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka ndërlidhur me arrestimin e tre qytetarëve serbë të dyshuar për krime lufte. “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga […]
Për motive ende të panjohura një person është vrarë me armë zjarri në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) , në fshatin Banjë të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për medie zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacionin policor. “Rreth […]
Radio “92.1 Capital FM”, shpall: KONKURS Për plotësimin e vendit të lirë të punës për Moderator/e të emisioneve në radio (një pozitë). Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara: – Ta ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë ose ndonjë drejtim në Shkenca Sociale; – Të ketë njohuri pune me kompjuter; – Të ketë zë radiofonik/diksion […]
Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet kundër Rumanisë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Kosovës që u zhvillua në Bukuresht. Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në stadiumin “Arena Nationale” ishte shfaqur pankarta nga tifozët rumunë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, gjërsa bënë edhe brohoritje “Serbia, Serbia”, duke e fyer me […]