N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Si e përgëzoi Naim Frashëri Mësuesen e parë shqiptare

Shkruar nga më 7 Mars, 2024

Kur mësuesja e parë shqiptare diplomoi në Kolegjin Amerikan ( atëherë ajo ishte bërë gati për misionin e madh në atdhe), me rastin e cermonisë, që ishte organizuar në qershor të vitit 1891, poeti dhe mësuesi i madh Naim Frashëri i afrohet asaj mësueseje ( Sevastie Qiriazit) dhe e përgëzon me këto fjalë:

“Motër, ti nuk mund të bësh punë më të mirë dhe më të vlefshme për Shqipërinë e varfër sesa atë që ke vendosur të kryesh për emancipimin e gruas së vendit tonë.Detyra jote fillon tani ( ajo bashkë me të vëllanë Gjerasimin ishin caktuar mësues në Korce) dhe në qoftë se do të jesh besnike dhe këmbëngulëse do të arrish të bësh punë të mëdha për vendin tënd.Arsimi është një armë e fortë që zhduk errësirën, e ti do të ndeshësh në vështirësi të mëdha.Veprën tënde do ta luftojnë autoritetet turke, Patrikana greke dhe qeveritë e shteteve të Ballkanit.Nganjëherë do të të duken pengesat e pakalueshme, por bëhu trime… dhe do t’i kalosh të gjitha...”.

Kjo këshillë e Naimit tregon një pjesë të programit iluminist të rilindasve tanë në frontin e përhapjes së arsimit dhe të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, përkunder pengesave dhe vështirësive që paraqiteshin në këtë rrugë.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *