N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani


Një libër aforizmash doli nga shtypi, javën e ardhshme do të përurohet

Shkruar nga më 19 Qershor, 2023

Autori Shefik Sadiku, javën e ardhshme, të enjten, do t’i tubojë në një sallë dashamirët e librit me qëllimin për ta përuruar së bashku një vepër me shumë vlerë për jetën.

Përurimi i librit “Thënie të urta, aforizma” do të bëhet më 29 qershor 2023, në orën 14:00.

Ngjarja do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, në Viti.

Libri do t’u shërbejë lexuesve që t’i nxjerrin mësimet më të mira dhe t’i praktikojnë ato në jetën e përditshme, sidomos në këtë kohë kur thuajse gjithçka është më e vështirësuar dhe këshillat e tjetrit janë domosdoshmëri për ta shmangur errësirën e për ta ndjekur rrugën e ndriçuar. /Capital FM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *