Neymari: Dua të shkruaj një histori të re me klubin e madh, Al Hilal
Written by Mentor Hajrizi on 15 Gusht, 2023
Neymar është deklaruar për herë të parë si lojtar i Al Hilal, pas kalimit nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin arab, ndërsa do të fitojë 300 milionë euro për qëndrimin atje.
Kjo shumë mund të shkojë deri në 400 milionë euro, falë bonuseve që mund t’i arrijë Neymar.
Pas kalimit te Al Hilal, ish-lojtari i Barcelonës ka thënë se ai ka fituar shumë trofe në Evropë dhe tani është koha për një aventurë të re.
“Dua të shkruaj një histori të re dhe Liga Profesionale e Arabisë ka një energji të madhe dhe lojtarë kualitativ dhe është në zhvillim e sipër për momentin, andaj besoj është një dëshirë e madhe në këtë vend.
“Al Hilal është një klub i madh, me tifozë fantastik, më i miri në Azi. Kjo më jep një ndjenjë se është një vendin i duhur, një një kohë të duhur, për klubin e duhur”.
“E adhuroj të shënoj gola, të fitoj dhe planifikoj atë përë këtë edhe në Ligën e Arabisë dhe me Al Hilal”, ka thënë Neymari.
Braziliani e kishte mundësinë që të transferohej edhe te Barcelona, por gjendja financiare e klubit katalunas e pamundësoi një gjë të tillë. /CFM/