Qytetarja kosovare ka një thirrje për qytetarët: Të keni kujdes të shtuar, në treg po qarkullojnë monedha “të këputura”!
Written by Mentor Hajrizi on 3 Gusht, 2023
Çudirat në vendin tonë zënë vend të jashtëzakonshëm.
Një grua kosovare me prejardhje nga Fushë-Kosova i ka shkruar redaksisë së radios 92.1 Capital FM, për ta shprehur shqetësimin në përhapjen e monedhave false.
Ajo i ka thënë redaksisë se ka rënë pre e monedhave “të këputura”, të cilat çdo ditë e më shumë po qarkullojnë nëpër dyqanet e vendit.
Gruaja kosovare u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes se çfarë monedhash pranojnë, raporton CAPITAL FM. Kështu, sipas saj, sot, i ka ndodhur t’i pranojë dy euro, siç do ta keni rastin t’i shihni edhe në fotografi. /CFM/