N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni n'radhë

23:40 23:55


Arrestohet një 41-vjeçar nga Gjilani

Shkruar nga më 31 Korrik, 2023

Policia e Kosovës në Gjilan sot rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). 

Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /CFM/

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *